Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

A është i montuar politikisht procesi ndaj tij? Henri Çili shuan gjithë zërat: Ka të bëjë me cilësinë e keqe…

Botuesi dhe sipërmarrësi Henri Çili ka deklaruar para gazetarëve se është i bindur që procesi ligjor ndaj tij dhe përballja me 6 akuza të rënda nuk është një proces i montuar politikisht, por thjesht një aksident në sistemin ‘e drejtësisë së vjetër’ siç e quajti ai.

A është çështja ime e nxitur politikisht?
Nuk jam i bindur që jam viktimë e montimeve politike, pavarësisht se dikush mund të dojë të përfitojë. Nuk mendoj se jam viktimë e një proces politik, mendoj se kemi të bëjmë me cilësinë skandaloze të sistemit të drejtësisë së vjetër. Në Përmet kam qenë vetëm në 2014. Si çështje kjo nuk shërben askujt si bilanc për luftën kundër krimit dhe korrupsion
“, u shpreh Çili.

Ndërkohë në lidhje me dosjen e mbrojtjes së 2 të akuzuarve për vrasjen e dëshmorit të Atdheut Ibrahim Basha, botuesi Çili u shpreh:
Nuk ka asnjë kontradiktë me bindjen time morale, dhe shërbimin e studios sime ligjore, për të ofruar drejtësi.
Marrëdhëniet e mia me njerëz janë objekt i plotë i privatësisë, bashkë edhe me dhurimet që janë totalisht ligjore.

Henri Çili u arrestua rreth një javë më parë, ngjarje e cila bëri bujë të madhe për shkak të profilit të lartë të një prej sipërmarrësve më të mëdhenj në fushën e arsimit dhe publicistikës.

Prokuroria ngriti 6 akuza ndaj tij, ndërsa kërkoi dhe masën e sigurisë me ‘arrest me burg’. Gjykata e Përmetit vendosi ‘detyrim paraqitje’ duke i dhënë lirinë Henri Çilit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *