FlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

A është e dëmshme lyerja e thonjëve gjatë shtatzënisë? Përgjigjet gjinekologu

Nënat që janë në pritje të një fëmije shpeshherë janë në dilema për zgjedhjet e tyre, për shkak se mos dëmtojnë shëndetin e foshnjes që kanë në bark. Një prej shqetësimeve ka qenë dhe ai i një nëne nëse duhet të lyejë thonjtë përgjatë shtatzënisë.

Përshëndetje! Doja t’ju beja një pyetje. A është e dëmshme lyerja e thonjve me manikyr gjatë shtatzënisë.

 I kam lyer gjithë kohën, por nuk e kisha menduar pjesën nëse manikyri bën dëm apo jo deri sot, nuk di si më vajti mendja, jam në muajin e gjashtë e gjysmë.

Në internet lexova lloje të ndryshme përgjigjesh dhe nuk e di nëse duhet të shqetësohem. Nëse kjo mund t’i sjellë probleme fetusit apo jo. Nëse keni informacion, do të më ndihmonit.

Përgjigjet Prof. Dr. Rustem Celami, mjek obstetër-gjinekolog

Në përgjithësi, lyerja e thonjve të duarve apo të këmbëve nuk përbën risk për shtatzëninë. Nuk ka të dhëna klinike shkencore që një aplikim i lyerjeve të thonjve të ketë efekte anësore te fetusi. Gjithsesi, ekspozimi i tepërt e i vazhdueshëm rekomandohet të shmangen, sidomos gjatë shtatzënisë.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *