Sali Berisha në konferecën për shtyp me gazetarët konfirmoi se ka marrë mbështetjen e plotë të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për protestën e 6 dhjetori, ditë kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Konfirmimin Berisha e ka marrë gjatë një takimi me Metën në selinë blu pak ditë më parë. Më tej Berisha shtoi se kjo është thirrja që është mirëpritur më shumë në të gjithë karrieren politike të tij.
Berisha: Plotësisht , të plotë e kam marr mbeshtetjen. Mund të them një gjë, në perceptimin tim kjo është thirrja që është mirëpritur më shumë në të gjithë karrieren politike time.