Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar në ‘Fax News’ tek sa foli për një nga problemet kryesore të artikuluara nga BE siç janë emigranëtët e pëligjshëm, ndër të tjera është pyetur edhe për pretendimin e PD-së për përgjimin e Lulzim Bashës nga ana e Policisë së Shtetit.
Voda deklarroi në ‘Fax News’ se ajo i beson deklaratës së policisë së Shtetit, duke shtuar se nuk ka pasur pse të ndodhte survejimi i Bashës.
“Nuk dua t’i heq asnjë presje deklaratës së Policisë së Shtetit për këtë, kjo as ka ndodhur dhe nuk kishte asnjë arsye pse të ketë ndodhur, unë i besoj deklaratës së policisë”, tha ajo.
(B.H/Faxweb)