Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

A duhet të ndërpritet shkarkimi i Metës? Ky është verdikti i qytetarëve (Sondazhi)

Në emisionin “Opinion” të moderatorit të njohur Blendi Fevziu u shtrua mbrëmjen e djeshme një pyetje publike si sondazh: Pas raportit paraprak te OSBE-ODIHR a duhet ta ndërpresë parlamenti procesin e shkarkimit te Presidentit Meta?

Pas votimit online te Fevziu rezultoi se 69 përqind votuan kundër shkarkimit të Presidentit Meta, duke kërkuar që ti jepet fund nismës në Kuvend për shkarkimin e tij.

Në sondazh kanë marrë pjesë rreth 8 mijë persona, ç’ka bën të mendosh se ky është një kampion i konsiderueshëm i qytetarëve që janë kundër shkarkimit të Metës.

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit pritet që të nisë nga puna këtë të hënë, dhe nëse gjen shkelje të rënda ligjore të presidentit ato do ti drejtohen Kuvendit, i cili më pas mund të vendosë për shkarkimin e Metës.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend bën që shkarkimi i presidentit të jetë vetëm një teori në letër e socialistëve.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *