Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

A duhet shkarkuar apo jo Meta? Çudit Manjani: Meta e ka humbur kredon publike për të kryer detyrën, POR….

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbi punën e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta, ndërsa shprehet se një president republike nuk mund të shkarkohet mbi bazën e atyre që deklaron, por mbi aktet që kryen.

Sipas Manjanit, Meta e ka humbur kredon për të ushtruar detyrën e presidentit, por ai nuk mund të shkarkohet sa kohë që nuk ka shkelur kushtetutën me aktet e tij si kryetar shteti.

Postimi i plotë nga Ylli Manjani: 

Sqarim. Edhe njëherë, për t’iu përgjigjur të gjithë të interesuarve që më pyesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit të Republikës, mendoj se:

1. Zoti Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës. Përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President.

2. Presidenti i Republikës nuk shkarkohet për ato që thotë, por për ato bën bën apo nuk bën në ushtrim të detyrës kushtetuese. Pra fjala vjen, Presideni do ishte në shkelje të rëndë Kushtetuese nëse do ndalonte stërvitjen e NATOS dhe jo për çfarë i thotë zonjës Kim. Dikush duhet ti thotë diçka zonjës, pavarësisht kostove personale.
Por detyra publike nuk vlerësohet me “më the e të thashë”.

3. Pra pavarësisht se zoti Ilir Meta ka humbur betejën e tij publike për të qenë President (ndaj e mira do ishte vetëlargimi i Tij), arsyetimi kushtetues bëhen mbi Presidentin detyrat dhe funksionet e tij.

4. Çmoj se qeveria, megjithse mund të ndjehet politikisht legjitime, kushtetutshmërisht nuk ka asnjë legjitimitet të shkarkojë Presidentin vetëm përse nuk është dakord me ato që thotë personi që kryen detyrën e Presidenit.
Vendosja e gjykimi politik mbi atë kushtetues është fundi i Republikës Kushtetuese.

5. Jo Presidenti, por askush nuk mund ti nënshtrohet proceseve ndëshkuese ligjore për ato që thotë, por për ato që bën ose nuk bën sipas ligjit.

Ndëshkimi për fjalën e bën Republikën rregjim. Nuk është halli i Ilir Metës, por i raporteve ndërmjet institucioneve kushtetuese në vend. Mbi të gjitha ka të bëjë me sundimin e kushtetutës mbi çdo sjellje politike. Kështu e mendoj.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.