Presidenti Ilir Meta ka theksuar mbrëmjen e sotme se do të votojë për përmbysje në datë 25 prill, por nuk pranoi të thotë se për kë do të votojë.
I pyetur në Opinion nëse do ta votojë Kryemadhin, Meta u shpreh se vota është e shenjtë dhe se nuk pranon ta tregojë se kë do të votojë.
“Do votoni për Monika Kryemadhin? Nuk mund të them për kë do votoj. Por që jam për përmbysje kjo s’ka dyshim. Kjo rilindja re thotë që problemi im është shqipja. Këta duan që të ikin shqiptarët. Nëse e do populli atë, patjetër unë ja jap dhe presidentin.
Vota është e shenjtë. Është çështje bindje. Kemi pasur raste kur dikush është me një forcë dhe dikush me një tjetër. Mosmarrëveshja me e madhe ka qenë largimi nga parlamenti. Bënë një 7-8 xhiro në bulevard. Çuan në Parlament një sërë çarlatanë. Dhe bënë shumë mirë që lanë vetëm Presidentin si institucion,” tha Meta.
(E.H/Faxweb.al)