AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A do ti bashkohet bashkëshortit të saj në shesh? Kryemadhi zbulon vendimin e saj për 2 Marsin: Nuk e bëj për Metën, por…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka konfirmuar nga Shkodra se do ti bashkohet tubimit të thërritur nga presidenti Meta në 2 Mars, duke shtuar se në shesh do të jetë jo si politikane, po si nënë dhe bashkëshorte, që sheh çdo ditë padrejtësisë që i bëhen vendit.

“Do të marrë pjesë në manifestim në 2 mars, nuk do jem pjesë për Metën, por si nënë. Do të jem në bulevard dhe si një bashkëshorte.

Do të dal në 2 mars si një bijë e si një motër, si një amvisë që paguan 2-fish energji.

Situata në Shqipëri, në gjendje kome, jemi në situatën më të rëndë dhe më kritike”, u shpreh mes të tjerave Kryemadhi.

Duhet thënë se ky është rasti i parë që Meta dhe Kryemadhi do të shfaqen së bashku, prej kohës kur rrugët e tyre politike u ndanë, njëri në krye të LSI-së dhe tjetri në Presidencë.

Derimë tani kreu i PD Lulzim Basha nuk është shprehur publikisht nëse forca e tij politike do të mbështesë dhe do të jetë prezente në tubimin e thirrur nga ana e Metës.

Kryemadhi foli nga Shkodra dhe për falimentimin e biznesve dhe rritjen e takasave, ku u shpreh: Bizneset të tëra po falimentojnë, po mbyllen, të gjithë ankohen për taksat dhe për pagat. Mjekët nuk kanë mundësi për operacione, bëhen me plan. Shqiptarët ndihen pa mburojë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *