Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vlerësuar si pozitive aventurën e Kombëtares shqiptare në Nation League, ku kuqezinjtë u renditën të parët e grupit.
Gjatë një interviste për SYRI, Duka shprehu besimin se Edi Reja do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses edhe në eliminatoret e Botërorit 2022.
“Përfaqësimi në Nation Leagu ishte shumë i mirë. Saqë ne u renditëm të parët në grup, objektivi është arritur madje trajneri Reja plotësoi edhe objektivin tjetër të prurjeve të reja në Kombëtare. Këto na japin më shumë besim për të filluar eliminatoret e Botërorit megjithëse është shumë e vështirë kualifikimi pasi kalojnë vetëm 13 përfaqësuese evropiane. Objektivi ynë ngelet Europiani i 2024.
Reja? “Trajneri ka dhënë më të mirën. Reja do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares dhe do të nisim me të njëjtin staf eliminatoret e Botërorit”, tha Duka.