Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“A do të uleni në një tryezë me Damian Gjiknurin?” Basha i ‘dredhon’ pyetjes: Ne kemi autorizuar përfaqësuesit tanë

Kryetari i Partisë Demokratike pas takimit me aleatët në selinë blu, në një prononcim për mediat, u shpreh i gatshëm për të diskutuar dhe miratuar reformën zgjedhore bashkë me mazhorancën.

I pyetur nëse do të pranonte të ulej në një tryezë me Damian Gjiknurin, një nga deputetët e maxhorancës emri i të cilit ka dalë në përgjime për blerje votash, Basha deklaroi se nuk e flet për përgjeshmërinë apo papërgjeshmërinë e palës tjetër.

“Unë në emër të opozitës së bashkuar ju informoj sot ne kemi autorizuar dy përfaqësuesit tanë për të përsëritur qendrimet tona që prej tetorit, për ti kujtuar ata për përgjegjësitë që kanë dhe vonesat të cilat rrezikojnë jo vetëm thellimin e krizës politike dhe ekonomike për shqiptarët, por edhe bllokimin e integrimit. Pala tjetër, unë nuk mund të flas për përgjegjshmërinë apo për papërgjeshmërinë e palës tjetër dhe kë përcaktojnë ato për tu përfaqësuar.”- u shpreh Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër.

Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit.”- tha Basha.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *