Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

A do të shpërndahet vaksina vetëm për të pasurit? Shefi i Mikrobiologjisë: Dy kompani janë pranë zbulimit të saj, çfarë pritet të ndodhë

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklaruar se vaksina për parandalimin e Covid-19 do të jetë gati në fund të këtij viti ose në fillim të janarit.

Në një lidhje në emisionin e Enkel Demit, ai u shpreh janë duke u testuar 63 vaksina nga e gjithë bota, ku mendohet se do të zgjidhet mes një kompanie angleze dhe gjermane.

“Në djeninë  time janë duke u testuar rreth 63 vaksina, pra dikush është më afër, dikush është më larg. Në fakt mesa di unë, më afër bërjes së vaksinës janë anglezët dhe një kompani gjermane, ekzakt nuk e di. Megjithatë thuhet që vaksina më e afërt mund të jetë gati në fund të vitit, pra në dhjetor, janar.

Kompanitë që po prodhojnë, do prodhojnë sasi të mëdhaja dhe do shpërndahet masivisht në të gjithë botën, të paktën kështu ka qenë historiku i çdo vaksinë”, tha Koraqi.

Kujtojmë se prej javësh në vendin tonë numri i të prekurve vijon që të mbetet në shifra të larta, ndërkohë që çdo ditë raportohen 2-3 jetë të humbura në spitalin Infektiv.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *