Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

A do të largohet Flor Binaj nga “Portokallia”? Aktori zbulon të ardhmen e tij, tregon paragjykimet pas Covidit

Ka patur zëra që “Portokalli”, programi i përjavshëm i humorit, do të zhvendosej në një tjetër logo televizive. Por një prej protagonistëve kryesor të këtij show, Flor Binaj ka konfirmuar se ai do të vijojë të jetë pjesë e show-t edhe gjatë sezonit të ri në Top Channel.

“Unë po punoj për personazhet që kam dhe personazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me Portokallinë dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, ka thënë Binaj në një intervistë për Ori Nebijajn në “Pushime on Top”.

Nga ana tjetër Flori ka folur edhe për pushimet e tij me familjen, duke treguar se ka shumë dëshirë që dy fëmijët e tij t’i prezantojë me bukuritë shqiptare. Ai ka treguar se me djalin e tij, Glaur ( 3 vjeç e gjysmë) janë ngjitur deri në majë të Malit të Tomorrit.

Flor Binajn flet për Covid-19: Njerëzit vazhdojnë të më qëndrojnë larg

Ndonëse ka pranuar që e ka kaluar pa simptoma pandeminë e koronavirus, aktori Florian Binaj ka thënë se njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg.

“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, ka thë Binaj në një intervistë për Ori Nebijajn në “Pushime on Top”. Ai ka shtuar se kur sheh këtë gjë kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjësie.

Pandemia e koronavirus nuk ka është e “mëshirshme” me askënd, duke infektuar jo personazhet publikë shqiptarë por edhe ata të huaj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *