Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A do të ketë një takim përtej Atlantikut?! Rama dhe Meta nisen njëherësh drejt SHBA-ve, zbulohet axhenda

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë nisur drejt Uashingtonit, ku do të kenë një vizitë me axhendë të ndryshme.

Rama është nisur që të hënënë drejt SHBA-ve, me një ndalesë të përkohshme në Vjenë, ndërkohë që kreu i shtetit është nisur dje, pas një takimi që pati në presidencë me delegacionin e Këshillit të Europës, të Kongresit të Autoriteteve Lokale.

Rama pritet që të ketë në SHBA një takim me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, edhe prej faktit që mban postin e kryetarit të radhës së OSBE-së, dhe njëherësh minsitrit të jashtëm.

Nga ana tjetër presidenti Meta, do të jetë pjesë e Mëngjesit të Lutjeve që mbahet në shtëpinë e bardhë, si dhe ka në axhendë disa takime me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Ndërkohë javën e fundit në SHBA kanë qenë dhe politikanë të tjerë shqiptarë si, kryerepublikani Fatmir Mediu, ministri Pandeli Majko dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kjo është hera e parë që Rama dhe Meta ndodhen së bashku në SHBA, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Marrëdhëniet mes presidentit dhe kryeministrit janë tejet të acarta, për shkak të krizës politike të tejzgjatur në vendin tonë, me një parlament që ka 122 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta e vendit.

Nuk dihet nëse kjo vizitë e rastësishme mund të sjellë edhe ndonjë takim mes Ramës dhe Metës përtej Atlantikut, pasi pothuajse dy vitesh konfilikt që ka nisur që me refuzimin e dekreteve për ministrat, apo dhe pas nxjerrjes së dekretit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *