AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A do të ketë një ’97-të tjetër? Edi Rama: Nuk na tund njeri nga 30 Qershori

Kreu i qeverisë Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit se aksioni që ka ndërmarrë opozita është një prirje që mund të kthehet në një fenomen duke nënkuptuar këtë me fjalët se sot hidhet përpjetë një grup, dghe nesër mund të hidhet përpjet një grup tjetër. Ai shtoi se nuk mund të shkohet drejt një tjetër akti anti-ligjor për shkak të asaj që është bërë prej 30 vitesh në Shqipëri.

“Sot hidhet përpjete një grup nesër hidhet përpjetë një grup tjetër, dhe kështu alla shqiptarqe krijohet “Dimri i Madh” kadereian. Ata thonë ‘le ti biem edhe njëherë shkurt siç i kemi rënë tash 30 vjet duke hapur përsëri një shteg për të shpëtuar Shqipërinë nga konflikti civil, nga përplasja civile, nga një ’97-të  tjetër”.

Në këtë kontekst, Rama ngriti edhe disa pyetje: “Por përse, çfarë ka ndodhur në ’97-ën tjetër? Në cilin qytet ka kryengritje popullore?  Kursimet e kujt, gjakut dhe djersës së kujt është të kthehet Shqipëria si në ’97-n. Në cilat depo armatimesh NATO do të hapë dyert për të armatosur shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Dhe i kujt hall është ky që nxjerrin punonjësit e bashkisë, të pastrimit, mirëmbajtjes apo të atyre që vijnë të ngarkuar dhe shkarkohen tek dera e kryeministrisë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu edhe njëherë qëndrimin e prerë të mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 Qershor, duke e konsideruar këtë akt si e keqja më e vogël.

”Ju garantojmë vetëm për diçka, nuk ka asgjë që na tund që zgjedhjet do të mbahen me 30 Qershor, se ne jemi të vendosur që kjo është e keqja më e vogël. Duke shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit me këtë dhimbje koke që realisht ka shkaktuar opozita me ikjen e saj nga parlamenti dhe zgjedhjet, me shumë gjasa produkti i këtyre zgjedhjeve do të jetë një hartë elektorale 100% e purport, në rast se nuk ndodh ndonjë e papritur, sepse edhe mund të ndodh diku. Kjo nuk ndodh se e kemi bërë ne në bazë të një plani totalitarist asgjësimin politik, ky nuk është plani ynë, është i tyre. Ne thjesht po e pranojmë”.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *