Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli foli ditën e sotme edhe për fushatën zgjedhore të 25 prillit, duke u shprehur se për momentin vazhdon ndalimi i grumbullimeve mbi 10 persona.
Rakacolli përmendi si shumë të rëndësishëm procesin e vaksinimit, për të cilin tha se synohen 12 mijë deri në 15 mijë vaksinime në ditë, dhe në bazë të ndikimit të vaksinimit do të shqyrtohet mundësia për ndryshim të masave.
“Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Prandaj qytetarët të zbatojnë masat mbrojtëse, të ndalojnë grumbullimet, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën. Ne zbatim të respektimit të masave nuk ka pasur shtim të infeksionit. Janë bërë zgjedhje në Portugali. Synojmëe të vaksinojmë deri 15 mijë qytetarë në ditë. Në bazë të ndikimit që do të ketë ky vaksinim do të shqyrtimojmë dhe mundësinë për lehtësim masash,” theksoi Rakacolli.
(E.H/Faxweb.al)