Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

A do të kemi një kontratë për vaksinën ruse? Përgjigjet Manastirliu dhe tregon 3 kushtet që duhet të plotësojë një vaksinë për të hyrë në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Opinion dha detaje në lidhje me vaksinat e mundshme anti-Covid që mund të vijnë në Shqipëri. Sipas saj qeveria shqiptare ka listuar tre kushte për vaksinat që do të përdoren në popullatë për të luftuar rrezikun që vjen nga virusi Covid-19.  Vaksina duhet të ketë autorizim nga EMA, FDA dhe të jetë e listuar nga OBSH.

Për sa i përket kontratave të lidhura deri tani, ministrja e Shëndetësisë pohoi se është marrëveshja me Pfizer dhe Covax, ndërkohë që pritet të nënshkruhet dhe marrëveshja me Astra Zenecan.

“Ne kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë. 10 mijë tani, 30 mijë deri muajin tjetër. Pfizer dhe Covax janë kontratat e para, ndërsa presim të lidhim të tretën për Astra Zeneca dhe jemi në negociata për Modernën.

Ne kemi vlerësuar që ka 3 momente për të cilat garanton që kjo vaksinë është e sigurtë dhe efektive. Pra të ketë autorizim nga EMA, FDA apo të jetë e listuar nga OBSH. Këto janë kushtet që kemi vendosur për fillimin e vaksinës në popullatë.

Ne kemi tre skenarë të vaksinimit. Në atë më ambiciozin, kemi vaksinimin e popullatës në 14 muaj, i dyti 18 muaj dhe i treti 24 muaj”, tha Manastirliu.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *