Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

A do të garojë në zgjedhjet e ardhshme?/ Rudina Hajdari zbulon partinë e re që po krijon

Rudina hajdari ka njoftuar ditën e sotme se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe se është duke punuar për krijimin e një alternative të re në politikën shqiptare. Hajdari njoftoi se në vazhdim do të bëjë publike alternativën e saj për zgjedhjet.

“Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj. Do kemi një moment tjetër kur do të prononcohem për krijimin e një alternative të re. Ka shumë qytetarë që kërkojnë një alternativë të tillë dhe besoj se do kemi kohë qe të flasim për këtë në vazhdim.”- tha Hajdari

Teksa foli duke justifikuar vendimin e saj për tu tërhequr nga ndryshimi i sistemit, dhe kënaqja vetëm me listat e hapura, deputetja Rudina Hajdari nuk e ka artikuluar dot qartë sesi do të aplikohet kjo në skenën politike. Hajdari tha se është vendosur vetëm në parim për listat e hapura, dhe më pas iu mbetet në dorë vetë partive sesa do ti hapin ato.

Ndërkohë që sa i takon pragut elektoral, Hajdari tha se ajo do të kërkojë që ai të jetë 3% nga 5% që është aktualisht, ndërsa njësoj si ti kishte vetë ajo në dorë të gjitha, ftoi dhe opozitën jashtëparlamentare që të bëhej pjesë e diskutimeve.

“Unë nuk dua të punoj as për familjen Rama, as për familjen Basha dhe as për familjen Meta. Unë dua të kem një alternativë të re, heqja e koalicioneve nuk ka qenë propozimi im, por e kam dhe unë një mendim për këtë. Pragu 5 % është i lartë, ne do të synojmë që pragu të jetë 3%, opozita jashtëparlamentare të vijë, të negociojë, është zgjidhja e tyre që kanë dashur të qendrojnë jashtë”, u shpreh Hajdari.

(F.M.Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *