Kryeministri ka refuzuar t’i japë një përgjigje konkrete pyetjes a është i gatshëmn të dalë përballë liderit të opozitës në një debat publik, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Rama u justifkua duke thënë se Lulzim Basha nuk është lideri i vërtetë i opozitës, por një kukull në duar të Ilir Metës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit.
“Lulzim Basha është një kukull e Berishës, Ilirit dhe Monikës. Ai është një kukull në një dasmë imagjinare. Nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati,” tha Rama në “Opinion”.
(E.H/Faxweb.al)