Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A do ta zhbëjë opozita “Minishengenin Ballkanik” nëse vjen në pushtet? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Sipas Monika Kryemadhit SHBA-të kanë vetëm një qëndrim ndaj shqipërisë, zbatimin e Kushtetutës dhe mbajtjen e duarve larg sistemit të drejtësisë nga klasa politike. Ajo foli edhe përplasjen mes Presidentit dhe Këshillit të emërimeve në Drejtësi për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, teksa nuk i ka kursyer akuzat për kreun e KED-së Ardian Dvoranit.

Kryemadhi tha gjatë një konference me gazetarët se vendimet e Dvoranit tregojnë bindjen e tij ndaj Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit ndërsa shtoi se ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një dritë jeshile për opozitën dhe shqiptarët.

“”Shqipëria ndodhet në një moment kritik politik, pata takim  ne kongresin Amerikan, në senatin e SHBA. Dua të ndaj me ju jo vetëm informacione për vizitën por edhe vlerësimit që ngritën me shqetësim. Kriza e rëndë ishte pjesë e të gjitha takimeve, edhe në komunitetin shqiptare atje. Situata politike ka vëmendjen e Ëashingtonit. Kemi besim që situata do të jetë në funksion që zgjidhjet të jenë për interesat e Shqipërisë. Zbatimi i Kushtetutës dhe e ligjit. 

SHBA-të kanë vetëm një qëndrim ndaj Shqipërisë, zbatimi i Kushtetutës dhe mbajtja e duarve larg drejtësië nga klasa politike, duke eliminuar pandëshkueshmërinë.

Nuk jam juriste të diskutoj proceset ligjore por  në Kushtetutë është e caktuar shumë qartë për dekretet e Prtesidentit. Por nga ana tjetër, shkelja e ligjit nga Dvorani  me botimet në Fletoren Zyrtare është një proces që Presidenti ka bërë zgjedhjen e tij për ta çuar në institucionet përkatëse. Mosfunksionimi i KED, mosngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë lëvizjet që ka bërë Rama për kapjen e Reformës në Drejtësi, mos botimi i dekreteve të Presidentit në Fletorëen Zyrtare, tregon se si është përdorur dhe përdoret sistemi i drejtësië. Tregon po ashtu bindjen e Dvoranit ndaj Ramës dhe Engjëll Agaçit. Një sistem i kapur dhe përdorur intensivisht nga Kryeministri mendoj se ka ardhur dita të çmontohet ditë pas dite. Ngritja e GJK ka dhënë një dritë jeshile për opozitën dhe qytetarët shqiptar.

Kam një thirrje edhe për Ministrinë e Arsimit për njohjen e diplomave të shqiptarëve që kanë studiuar në Amerikë dhë që mund të japin një kontribut në sistemin e ri të drejtësisë”.

Do të ketë një nismë për zhbërjen e minishengenit ballkanik nëse vini në pushtet? Ishte një nga pyetjet që iu adresuan kryetares së LSI-së, ndërsa ajo u përgjigj:

“Shqipëria ka qenë një faktor i rëndësishëm në Ballkan, ka pasur mbështetjen dhe vlerësimin e SHBA dhe BE në këtë kontekst, pasi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Rajonit. Çdo vendim i tillë duhet të bëhet duke u rakorduar me partnerët tanë ndërkombëtar”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *