A do të jetë Meta Presidenti garant për një palë mbi palët? I pyetur në lidhje me këtë nga gazetarët në kuadër dhe të një pragfushate elektorale të elektrizuar Meta është përgjigjur se për këtë janë 2 garantë, ai dhe populli shqiptar.
“Janë dy institucione garantë, Presidenti i Republikës si simbol i unitetit kombëtar dhe i Kushtetutës e cila bazohet në pluralizmin politik dhe jo në partinë shtet dhe e dyta është populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë, një bandë ndërkombëtare është dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndragetës dhe të gjithë mafies ndërkombëtare duke shtypur dhe dhunuar popullin e Shqipërisë dhe sa herë ta ftojnë Presidenti në beteja aty do ta kenë, por me të gjithë popullin e Shqipërisë”, tha Meta para gazetarëve.