Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

A do kemi rritje të rasteve pas protestave? Flet ekspertja Bino: Jo për të bërë politik, por…

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino teksa komentoi grumbullimin ne protestat e fundit të Aleancës për Teatrin, mbështetur edhe nga opozita pas shembjes së Teatrit Kombëtar, tha se pasojat duhet te shihen pas 2 javesh.

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Neës 24, Bino tha se nuk donte të merrej me politikë, por do priten dy javë për të parë impaktin që do kenë grumbullimet në fjalë.

“Duhet të presim dy javët në vijim. Kjo nuk ka lidhje me politikën por me njerëzit, ata duhet të kuptojnë që periudha e inkubacionit të virusit zgjat deri në 14 ditë, prandaj edhe ne duhet të presim rezultatet e pas dy javëve për të kuptuar si ka ndikuar ky grumbullim”, u shpreh Bino.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *