Përfaqësuesi i maxhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shkuar në kryeministri pasi opozita konfirmoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik ditën e sotme.
Faxweb.al mëson se në orën 19:30 të mbrëmjes së sotme do të mblidhet sërish Këshilli Politik me pjesmarrjen e 4 përfaqësuesve të përhershëm ndërsa të njëjtat burime thonë se pritet firmosja e marrëveshjes pasi është gjetur dakordësi.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve ndërsa ftesa është bërë nga zyra e OSBE në Tiranë ndërsa opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi dhe aleatë të tjerë të vegjël ndodhen në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa temë e takimit është Reforma Zgjedhore dhe gjetja e një qëndrimi të përbashkët për këtë çështje në lidhje me pikat ku ndahen mendimet me mazhorancën çfarë ka penguar deri më sot arritjen e një marrëveshje.(A.M/Faxweb.al)