Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

A do e përjashtojë LDK, Vjosa Osmanin? Si përgjigjet Mustafa

Duke bërë të qarta se ndasitë brenda koalicionit qeverisës ishin të thella, në një intervistë për emisionin Pressing në T7, kreu i LDK Isa Mustafa foli ndër të tjera edhe për qëndrimin e deputetëve, që nuk e votuan rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Nuk është e natyrshme që njerëzit brenda LDK’së të jenë për LDK’në dhe të votojnë në kundërshtim me vendimet e LDK’së. Natyrisht që ne flasim për vendime demokratike brenda LDK’së, por kjo tejkalon këto. Kur merret vendimi sidomos ata që mbajnë pozita të larta brenda LDK’së duhet që t’i përmbahen. Nuk po themi se do të marrim masa ndaj deputetëve por do të bisedojmë që të ndalen këto praktika’’.

E pikërisht një prej personave që nuk e votoi mocionin e mosbesimit të ndërmarrë nga LDK, ishte Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, por Mustafa ka mohuar përjashtimin e saj nga forca e tij politike.

‘’Në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani. Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që cojnë në vendime kundër. Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën”.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *