21:59 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë: Henri Çili dhe burrat e tjerë qëndrojnë në burg, gratë ‘detyrim paraqitje’

15:03 | 01/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Henri Çili dhe 30 të ndaluarit mbërrijnë në Gjykatë, ndërrohet në minutat e fundit gjykatësi, përplasje me prokurorin (Video)

Prokuroria e Përmetit ka dhënë pretencën për të arrestuarit në kuadër të operacionit të dkoduar si Mezgorani’ ku mes tyre është edhe botuesi i njohur Henri Çili.

Burime bëjnë me dije se për të gjithë burrat e arrestuar (29 në total) është dhënë masa e “arrestit me burg” me përjashtim të Betim Shkupit ndërsa për gratë “detyrim paraqitje”.

Faxweb.al mëson se është dhënë pretenca me “arrest shtëpie'” për Shpresa Gjocaj dhe Kejsi Meçon ndërkohë që i vetmi ndaj të cilit ende nuk ka një qëndrim është Betim Shkupi.

Mësohet se Shkupi do të gjykohet nga një gjyqtar tjetër teksa theksojmë se ky i fundit është personi që kishte përplasje interesi me gjyqtarin pasi kishin qenë shokë klase.

Mësohet se për Bekim  Shkupin i është beërë kërkesë Gjykatës së Apelit  që të vendosë Këshilli i Lartë Gjyqësor në lidhje me emrin e gjyqtari që do ta gjykojë ndërsa mendohet se procesi ndaj tij, ndryshe nga të tjerë do të zhvillohet ditën e nesërme.

Pak orë më parë kanë mbërritur nën masa të forta sigurie në Gjykatën e Përmetit 30 të arrestuarit e operacionit Mezhgorani, mes të cilëve dhe botuesi Henri Çili, të cilët pritet të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata ndërkohë që sapo është dhënë pretenca nga Prokuroria.

Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.

Gazetarja e Fax Neës Ervina Shehaj, shprehet se për seancën e sotme ka pasur një përplasje mes prokurorit dhe Gjykatësit të çështjes, nëse masat duhet të jepeshin këtë të dielë apo ditën e nesërme.

Ka qenë policia e Gjirokastrës ajo që ka kërkuar që seanca të bëhet sot, pasi të hënën nuk kishte efektiv mjaftueshëm për të shoqëruar të pandehurit.

Në përfundim është vendosur që të 30 të ndaluarit të dalin sot përpara gjykatës, duke qenë se kanë kaluar 48 orë nga operacioni i policisë, që i çoi në pranga.

Prokuror i çështjes është Asllan Barjami ndërkohë që gjykatësi që do të japë vendimin është Dritan Hasani, ndërkohë që kanë bërë dhe kallzim ndaj njëri-tjetrit në prokurori.

Dje ishte vendosur që gjykatëse e çështjes të ishte Yrvete Shkreli, dhe pas përplasjeve është vendosur Hasani.

Kujtojmë se botuesi Henri Çili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Ka dyshime se ai do të ndërhynte te Gjykata e Lartë për ti hequr dënimin e përjetshëm Arbion Alikos, që është dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha na Lazarat.

(E.K&FAGJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: henri ciliMEZHGORANIpretencaprokuroria
Pas

Zgjidhet pas 47 vjetësh misteri i vrasjes së gruas

Para

Thirrja e fortë e PD-së ndaj demokratëve: Kur shkelet Kushtetua, bie shteti. Bashkohuni me tubimin e 2 Marsit

Para
Thirrja e fortë e PD-së ndaj demokratëve: Kur shkelet Kushtetua, bie shteti. Bashkohuni me tubimin e 2 Marsit

Thirrja e fortë e PD-së ndaj demokratëve: Kur shkelet Kushtetua, bie shteti. Bashkohuni me tubimin e 2 Marsit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.