17:51 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Reforma e pagave thellon pabarazinë, mësuesit, mjekët dhe infermierët rritje reale 0%, deputetët dhe ministrat deri në 90%

15:10 | 24/05/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma e pagave thellon pabarazinë, mësuesit, mjekët dhe infermierët rritje reale 0%, deputetët dhe ministrat deri në 90%

Reforma e re e pagave rriti me tej pabarazinë këtë vit buxhetor, teksa punonjësve në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7 për qind rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv/ ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave që po diskutohet në Kuvend.

Sipas projektligjit për “Kompetencat për caktimin e pagave” që pritët të miratohet nesër ne seancë plenare deputetët përfitojnë rritjen më të madhe me 98 për qind, duke e çuar pagën bruto me 310,250 lekë nga 156,777 lekë që është aktualisht. Pas miratimit nga Kuvendi rritja do të hyjë në fuqi që nga 1 prilli e këtij viti.

Paga e Ministrave rritet me 82 për qind, duke shkuar në 310,250 lekë në muaj nga 174,760 lekë që është aktualisht. Rritje me mbi 72% pësoi edhe paga e kryeministrit dje Kryetarit të Kuvendit, ndërsa paga më e lartë në vend ajo e Presidentit që është në krye të hierarkisë së pagave arriti me 425.000 lekë nga 257, 000 lekë që është aktualisht me rritje 65%.

Por nga ana tjetër trupa më e madhe e administratës përfitoi nga 1 prilli i këtij vetëm me 7 për qind rritje. Praktikisht rritja reale e pagave të tyre është zero për qind pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacionin i cili vitin e kaluar ishte 6.7%.

Paga neto e një mësuesi në arsimin 9-vjecar më përvojë 20 vjeçare dhe më të gjitha kualifikimet arriti pas rritjen e 1 prillit në 59,400 lekë nga 56,700 lekë që ishte në mars.

Gjithashtu infermierët kishin rritje vetëm 2600 lekë në muaj. Një infermier në Qendrën Spitalore, Nënë Tereza master shkencor dhe 20 vite përvojë merr 56,600 lekë neto në muaj nga 1 prilli 2023 nga 54,000 me parë.

Teksa përfitimet për 686,923 pensionistë dhe mijëra të tjerë që janë në skemën e ndihmës ekonomike mbeten të pandryshuara. Qeveria ka planifikuar të indeksojë pensionet në vjeshtë gjatë tetorit.

Në mars të këtij viti paga e një mësuesi ishte sa 32% e pagës së një ministri, por me reformën e pagave paga e një mësuesi është vetëm sa 19% e pagës së ministrit.

Qeveria ka në plan të zbatojë një reformën për rritjen e pagës për punonjësit e administratës së publike me 900 euro në dy vitet në vijim, por duket se mesatarizimi do të vijë nga pagat e niveleve të larta, teksa pagat e ulëta përfituan vetëm indeksim në vitin e parë të reformës.

Por pabarazia do të jetë edhe me thelë për pensionistët të cilët, janë të varur tërësisht nga pagesa e pensionit, teksa administrata publike ushqehet edhe nga burimet informale. MONITOR

Pas

Mbappe gjithmonë e më larg PSG, skuadra ku pritet të shkojë sulmuesi francez

Para

I shkaktuan 95 milionë lekë dëm shtetit shqiptar, Dallëndyshe Bici reagon pasi kallëzimit në SPAK të drejtorit dhe specialistes së DVASHK Fier

Para
I shkaktuan 95 milionë lekë dëm shtetit shqiptar, Dallëndyshe Bici reagon pasi kallëzimit në SPAK të drejtorit dhe specialistes së DVASHK Fier

I shkaktuan 95 milionë lekë dëm shtetit shqiptar, Dallëndyshe Bici reagon pasi kallëzimit në SPAK të drejtorit dhe specialistes së DVASHK Fier

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës, takime me zyrtarët lokalë

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.