14:46 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Rama ka gjetur një arab miliarder dhe do të bëhet si arabi, i thotë “eja të ndajmë portin”

18:11 | 29/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Rama ka gjetur një arab miliarder dhe do të bëhet si arabi, i thotë “eja të ndajmë portin”

Sali Berisha nga qyteti i Cërrikut ka prezantuar kandidatin për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Servet Duzhën. Berisha ndalet te tenderat e dhënë nga qeveria ndaj të afërmeve të Edi Ramës dhe të tjerëve që bashkëpunojnë me të. Një pjesë e tenderave zbulon kryedemokrati janë dhënë në mënyrë sekrete, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Ai akuzon kryeministrin se ka shpërdoruar në mënyrë të frikshme buxhetin e qytetarëve shqiptarë, ku me paratë e vjedhura siç thotë Berisha do ishin rritur rrogat deri në 6 herë, por jo vetëm. Shumat evjedhura sipas kreut të PD-së janë miliarda euro, që duheshin kthyer në mbështetje për shqiptarët. Gjithashtu sjell dhe një rast prej këtyre vjedhjeve, atë të djegësave, që Berisha e cilëson si një sipërmarrje të Ramës, për të zhvatur miliona ndërkohë që anjë prej tyre nuk është funksional sot.

Berisha: Sikur Shqipëria të kishte gojë vetëm këtë kërkesë do shtronte nga ne, pse po ikin në këtë mënyrë shqiptarët? Po ikin sepse buxheti i tyre është shndërruar në një mallkimk për qytetarët. Qytetarët duhet ta dinë se janë njerëzit më të vjedhur. KLSH ka njoftuar se qeveria vodhi 122 miliard lekë, 1.1 miliard euro janë 130% fondi i përgjithsëm i pagave në Shqipëri. Me a sa vjedh nëse do të kishte vullnet mund të dyfishonte çdo vit rrogat. Jo që nuk e bëri, përkundrazi rriti çmimet, në kapitalizëm nuk janë qeveritë që rrisin çmimet, i rrit tregu dhe kërkesa, në Shqipërinë e Edi Ramës çmimet i rritën bordet. Mblodhi 520 milion eruo më shumë, qindarkë më qindarkë paratë tuaja. Natyrisht TVSH-ja u rrit në proporcion me çmimin. Çdo qeveri që ka dhimbshuri, ndjeshmëri ndaj shtrëngicës ekonomike të qytetarëve do t’i kthente paratë po te qytetarët. Kosova iu dha stuidentëve 100 euro, rrogëtarëve 120. Me këto që mblodhi Edi Rama mund të rriste rrogat me 170%, përkundrazi asgjë. Sot blihet me rrogën 30% më pak se në 2013. Pasuria më e madhe publike sot është porti i Durrësit, në tregun botëror vlera e tij është miliarda euro. Çfarë po ndodh me portin? Ka gjetur një arab miliarder dhe ky do të bëhet si arabi, hajde të ndajmë portin. Shpiku pasaportën e artë dhe do të marrin ata që blejnë apartamentet etij. Djegësat 420 milion eruo, ju e keni dëgjuar që për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 h 17 dokumenta për të plotësuar dokumentacionin. Arben Ahmetaj tha qeverinë nuk e kam lëvizur unë, por ai. Firmosi në ilegalitet, nuk mund të firmosë një kontratë për të cilën enti shtetëror thotë me shkrim se kjo është e kundraligjshme. Atë e firmosi Edi Rama, sepse sipërmarrja ishte e tij. Arrestohet filani, po djegësat nuk janë konfiskuar, çdo ditë u jepen djegësavë nga 100 mijë euro, çdo ditë të gjitha mbetjet në qarkun e tiranës duhet të derdhen në Sharrë. Historia e vjedhjes së tyre nuk ka fund, tendera sekret janë të ndaluar me ligj, lejohen vetëm për inteligjencën. Sot vetëm AKSHI, agjencia që varet nga Edi Rama ka firmosur 250 prokurorime sekrete. Nuk janë paartë e Edi Ramës ato. Aty futet baxhanaku i tij, klientela dhe paratë zhduken. Borxhi që merret për qytetarët shkon për qeveritarët. Nëse kjo qeveria do donte ti ndihmonte qytetarët vetëm me borxhin që ka marrë mund të kishte rrogat e qytetarëve 6 herë. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pas

“Ka një vjedhje të papërmbajtur të fondeve publike”, Berisha: Baxhanaku i Ramës ka fituar qindra tendera, këta nuk kanë as kod as ligj

Para

DVP Fier pezullon punonjësin e Policisë që pranoi rryshfet nga qytetari

Para
DVP Fier pezullon punonjësin e Policisë që pranoi rryshfet nga qytetari

DVP Fier pezullon punonjësin e Policisë që pranoi rryshfet nga qytetari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Vlorë/I vuri zjarrin banesës së hallës për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari Enxo Kalemi

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese të PD-së dhe çfarë funksion do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha:DHL në Shqipëri, Degë e PS! Celibashi të Dorëzojë Dokumentacionin e Plotë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.