20:09 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit, Baçi: Ne do të kemi një betejë politike, që duket sikur në fund do të nxjerrë të fituar vetëm Ilir Metën

16:20 | 19/03/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 14 majit, Baçi: Ne do të kemi një betejë politike, që duket sikur në fund do të nxjerrë të fituar vetëm Ilir Metën

I ftuar në studion e Fax News nga gazetarja Rovena Neziri ka qenë analisti Agim Baçi, për të diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai u shpreh se debatin brenda PD e çoi më tej Gjykata e Apelit, duke e vonuar 1 vit  dhe duke e lënë të paqartë, për ta shtuar paqartësinë edhe komisoneri i cili mori një rol pothuajse politik duke shfaqur preferencat e tij se kë mendonte në krye të opozitës e kë jo.

Z.Baçi u shpreh se kemi një opozitë të shpërndarë  në vend të një opozite të bashkuar. Ai tha se tashmë do të kemi një betejë politike që në fund do të fitojë vetëm Ilir Meta.

Z.Baçi vijoi intervistën duke thënë se në 15 maj me shumë gjasa do jetë Ilir Meta kreu i ri i opozitës.

Ndër të tjera z.Baçi u shpreh:

Gazetarja: Dua të ndalemi te vendimet e dhëna nga KQZ, zyrtarisht është regjistruar PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj, sakaq ankimimi i grupit të Rithemelimit do të marrë përgjigje në Kolegjin Zgjedhor. Megjithatë mund të themi që situata është e qartë, siglën e ka Alibeaj dhe Berishës nuk i mbetet gjë tjetër përveç se të garojë nëpërmjet koalicionit ku parti e parë do të jetë PL?

Baçi: Paradoksi i zgjatjes së debatit brenda PD, e çoi më tej fillimisht Gjykata e Apelit që e vonoi 1 vit, duke e sjellë në prag të zgjedhjeve lokale, 2 ditë para se të diskutoheshin regjistrimet në KQZ dhe atë e la të paqartë, për ta shtuar paqartësinë edhe komisoneri i cili mori një rol pothuajse politik duke deklaruar preferencat e tij se kë medonte në krye të opozitës dhe kë jo dhe më pas mori një vendim duke e shtyrë në mënyrë të pakuptimtë një vendim qartësisht që duhet të ishte vetëm ligjor dhe fatkeqësisht shtyu më tutje atë mosmarrëveshjen që është brenda palëve në opozitë dhe duke larguar KQZ nga parimi i vetëm që duhet të ketë ky komision, sigurimi i vullnetit të zgjedhësve që të mbrohet drejtë ajo që do të ndodhë në 14 maj. Pra duket sikur Gjykata dhe KQZ, morën pjesë në këtë lloj shefnaje, brenda PD-së falë këmbënguljes së Berishës që të bëhet vetëm ajo që ai kërkon brenda opozitës dhe asgjë tjetër. Tashmë kemi të regjistruar atë që dihej, megjithëse s’kishte shumë nevojë të debatohej në institucionet ligjore, po kishte nevojë të debatohej brenda PD-së, që palët ët mos përfundonin kështu të ndarë, aq më tepër që duke patur 6 marsin si etalon është e pafalshme, sidomos Berisha që kishte marrë përsipër bashkimin e grupeve, të vijë dy muaj përpara zgjedhjeve lokale, në një aleancë të qartë vetëm me zotin Meta dhe zotin Dule dhe larg pjesës tjketër demokratike, larg të gjithë atyre që do dalin vetëm.

Në vend të kishim një opozitë të bashkuar përball Ramës në 14 maj, kemi një opozitë të shpërndarë. Pavarësisht deklartave se kë do mbështesin Mediu, Duka etj, ne do të kemi një betejë politike që duket sikur në fund fare do të nxjerrë të fituar vetëm Ilir Metën.

Gazetarja: Pse vetëm Ilir Metën?

Baçi: Duam s’duam ne, mënyra se si u ndërtua koalicioni edhe përjashtimi që pritej i Berishës nga fleta e votimit bën që votat e demokrateve të fokusohen te PL. Në 15 maj mund të kemi Ilir Metën si më të votuarin për të qenë ai pastaj kreu i opozitës shqiptare.

Gazetarja: Po kandidatët janë të PD-së, të dalë nga primaret.

Baçi: Mos bëjmë shakara tani se me konceptin të asaj që kanidatët dalin nga primaret do të regjistrohen me këtë logo dhe do t’i shërbejnë atij koalicioni që do dalin, pra do t’i japin llogari Ilir Metës. Duam s’duam ne, Berisha po çon këtë rrymë të demokratëve po e çon të PL, kështu që në 15 maj me shumë gjasa do jetë Ilir Meta kreu i ri i opozitës.

Gazetarja: Pse po bën z.Berisha këtë, për ndonjë naivitet politik apo ka ndonjë përfitim që të bëjë Metën kryetar opozite?

Baçi: Ndofta me Metën ka më shumë garanci, ndofta Meta i ka garantuar që nesër mund të jetë ai kandidati për kryeministër në zgjedhet e vitit 2025, që t’i garantojë atë që Berisha ka nevojë të ketë gjaktë kësaj kohe. Fatkeqësisht demokratët do jenë më të çorientuar kur të vijnë zgjedhjet e 14 majit, për më tepër ka më shumë pyetje se çfarë do të ndodhë në 15 maj, se kujt do t’i përkasin këta kandidatë, se si do jetë vota e demokratëve, se kush do ia mohojë atyre vullnetin dhe se kush do i përfaqësojë më pas.

Gazetaja: Pra ju mendoni se kjo marrëveshja për të cilën ka folur z.Berisha dhe z.Meta, shkon edhe përtej zgjedhjeve vendore, duke i dhënë një forcim  përmes këtyre zgjedhjeve z.Meta, por edhe për ta pasur pasardhës për kryeministër?

Baçi: Me shumë gjasa edhe si po i prezanton z.Meta kandidatët e primarëve   duket sikur janë dy veta që drejtojnë opozitën , Berisha dhe Meta madje Meta ka marrë përsipër  edhe prezantimin zyrtar prezantimin  e parë të kandidatëve nëpër rrethe dhe është e pashpjegueshme se si një njeri si z.Berisha themeluesi i PD ka qënë president dhe kryeministër, të mos lërë dot menjëanë egon e tij dhe të mos ulet në një pjesë, pavarësisht si mund të jetë në realitet sepse mund të kemi një votim të një pjese të militantëve të PD, por që nuk nënkuptojnë shumicën e atyrë 600 mijë vetavce që kanë votuar opozitën në zgjedhjet e shkuara, kështu që janë shumë më shumë dhe nuk dimë pjesën e heshtur, pjesën që kundërshton veprmet e z.Berisha.Kem vetëm një votim në stadium dhe në  një palë zgjedhje të numëruara po nga z.Berisha, por që nuk nënkupton realisht forcën që kanë ato njeerëz të cilët mund te duan Berishën por njëkohësisht nuk duan që PD të përfundojë në prehërin e PL.

 

Pas

Takimi Kurti-Vuçiç: Reagon ashpër opozita e Kosovës: Mashtrim, humbje historike!

Para

Presidenti i Serbisë: Urdhëri i arrestit për Putin, do të zgjasë luftën në Ukrainë

Para
Presidenti i Serbisë: Urdhëri i arrestit për Putin, do të zgjasë luftën në Ukrainë

Presidenti i Serbisë: Urdhëri i arrestit për Putin, do të zgjasë luftën në Ukrainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

Maliq/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me pemën, shoferi transportohet në spital

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”/ Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD pas daljes nga burgu, në konferencë për mediat

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës, takime me zyrtarët lokalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.