02:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Zbehet turizmi në Tetor, 5.7% më pak të huaj krahasuar me para pandeminë

18:42 | 25/11/2022
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbehet turizmi në Tetor, 5.7% më pak të huaj krahasuar me para pandeminë

Muaji Tetor është i pari i këtij viti që ka regjistruar ulje të numrit të turistëve të huaj në vend në raport me periudhën e para pandemisë. Lëvizjet e shtetasve të Institutit të Statistikave tregojnë se në Tetor 2022 numri i hyrjeve nga të huajt ishte 5.7 për qind më i ulët sesa Tetori i vitit 2019 që ishte viti historik më i mirë i turizmit pa nisur pandemia.

Në raport me vitin 2021 tetori i këtij viti është me rritje 22 për qind sa i takon hyrjes së shtetasve të huaj. Gjithsesi si 10 mujor viti 2022 mbetet viti me i mirë për turizmin deri më tani me një rritje prej 16.2 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj dhe me 31 për qind në raport me vitin 2021.

Operatorët turistikë nënvizojnë se pritshmëria që të kishte një zbehje të turizmit në vazhdim është përforcuar për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Tendenca e fundjavave të shkurtra në struktura parashikohet që të vijë në tkurrje në kushtet kur njerëzit po priren më shumë drejt kursimit për shkak të pasigurive. Ky kursim u vu re edhe gjatë verës ku pushuesit preferonin shfrytëzimin e paketave me të gjitha të përfshira ose mëngjes dhe darkë duke ulur në maksimum shpenzimet e tjera jashtë tyre për ture, suvenire apo aktivitete të tjera argëtuese.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2019, janë 866.121. Krahasuar me Tetor 2018, ky tregues rezulton me rritje 10,2%. Në Tetor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 387.152. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur me 14,7%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019 është 5.849.154, duke u rritur me 8,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Tetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 62,4%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 4,5%.

Përgjatë dhjetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 19,9% ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,2%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Tetor 2019, janë 888.218 duke shënuar një rritje me 12,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2019, janë 495.089. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 5,0%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2019, janë 393.129. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 23,1%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019, është 4.956.344 duke u rritur 9,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare“, nënvizon INSTAT./Monitor

Pas

Xhaçka vizitë në Kosovë, Osmani vë theksin te siguria: Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni

Para

Shqipëri, inflacioni i lartë/ VOA: Parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit

Para
Shqipëri, inflacioni i lartë/ VOA: Parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit

Shqipëri, inflacioni i lartë/ VOA: Parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.