11:59 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Berisha ‘zyrtarizon’ Salianjin si pjesë e PD-së së rilindur, postimi mbështetës ndaj tij

21:26 | 03/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha ‘zyrtarizon’ Salianjin si pjesë e PD-së së rilindur, postimi mbështetës ndaj tij

Pavarësisht se në protestën e 8 Janarit, kur Sali Berisha kërkonte të merrte selinë, Ervin Salianji ndodhej i ngujuar me Bashën dhe me grupin e afërt të tij të deputetëve, tashmë kohët kanë ndryshuar.

Salianji ka zbritur në terren për të mobilizuar strukturat për protestën e 7 Korrikut, ndërkohë që nesër e pret një betejë ligjore, për rastin e famshëm të Babales.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë ky gjyq është një proces i mirëfilltë stalinist, ndërsa shton se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorëzoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai”.

Sipas Sali Berishës, akuzat kundër tij u montuan nga nga dëshmitarë te rreme, nga bashkëpunëtorë te ngushte te krimit ne krye drejtues të lartë policie. Berisha i ben thirrje disa institucioneve ndërkombëtare qe te ndërhyjnë kundër këtij procesi.

Reagimi i Sali Berishës

Rikthehen proceset staliniste!

Miq, deputeti Ervin Salianji del neser para gjyqit ne nje proces te mirefillte stalinist. Ai shkon ne babalen e te akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen te denuar 7 vjet si kryetar i rrjetit te trafikut te droges te Bolonjes me Venezuelen dhe i kerkuar.

Ai vazhdonte prej vitesh i qete dhe i mbrojtur nga vellacko Fatmiri, minister dhe Edvini, veprat e tij te zeza sipas hetimit te gazetarit te pavarur.

Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin per te shpetuar vellain nga hetimi per trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorezoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai.

Ne nje akt te turpshem dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i droges Xhafa per shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa te trafikantit Agron Geron Xhafa ne kerkim si denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe per faktin Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit qe provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut te droges.

Akuzat kunder tij u montuan nga deshmitare te rreme, nga bashkepuntore te ngushte te krimit ne krye te policise Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmen e trafikantve ne Sherbimin informativ.

Te dashur miq, ky proces i turpshem te pashembullt ne 30 vite ne shkalle te pare ju besua anetarit te bandes se Lushnjes, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdherat qe mori nga Xhafa-Rama. Kurse ne apel, çeshtja ju besua gjykateses Sadushi, te shoqin e te ciles  e lidh nje miqesi e njohur dhe fort e dyshimte me Fatmir Xhafen dhe klanin e tij.

Denoj me ashpersine me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kunder deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Nderkombetar, Asamblese Parlamentare te OSBE te nderhyjne kunder ketij procesi te turpshem politik te klaneve te droges me pushtet qe duan te denojne deputetin Salianji si hakmarrje per denoncimin e tij te guximshem.

Etiketa: berishasalianji
Pas

Kush është shqiptari i vrarë në Greqi, nga trafiku i kokainës, tek vjedhjet dhe armëmbajtjet pa leje

Para

“I fiksuar pas pastërtisë”, “vesi” i djalit të Miriamit dhe Albanit do t’ju shkrijë së qeshuri!

Para
“I fiksuar pas pastërtisë”, “vesi” i djalit të Miriamit dhe Albanit do t’ju shkrijë së qeshuri!

“I fiksuar pas pastërtisë”, “vesi” i djalit të Miriamit dhe Albanit do t’ju shkrijë së qeshuri!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Dështon tentimi i 44’të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor

“Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, Rama:Fund abuzimeve me tokat dhe lejet me shkelje

Shkodër /Arrestohen babë e bir për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drisht

​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit

Shpërthejnë protestat në Malin e Zi, shkak dhënia e çmimit prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviq, i njohur si mohues i kombit malazez

Mbrojtja Civile e Hamasit: 20 të Vdekur në Sulmet Izraelite në Gaza Gjatë Natës

FOTO, ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Manëz, Durrës /Arrestohet 37-vjeçari që u kap në flagrancë duke kujdesur për bimë narkotike, asgjësohen 150 rrënjë Cannabis Sativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.