Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

97 kilogramë drogë në mes të detit në Karaburun, në kërkim autorët

Katër pako të mbështjella me qese plastike transparente janë gjetur në mes të detit pranë “Gjirit të Varkave” në Karaburun.

Pas sekuestrimit nga ana e policisë, ka rezultuar një sasi prej 97 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Janë shpallur në kërkim autorët.

Detaje të Policisë së Vlorës:

Policia ka sekuestruar 97 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva ! Më datë 27.04.2017, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe Policinë Kufitare gjatë kontrollit të territorit tokësorë dhe ujorë përreth Gadishullit të Karaburunit, kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike brenda në det, pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, Karaburun.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente, të cilat pasi u peshuan, pesha e tyre rezultoi prej 97 kilogramë material bimorë narkotik, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për Nenin 283/a/2 të Kodit Penal “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1690″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *