Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Masat ndaj koronavirusit, gjetja e Formula 1 që po frymëzon edhe spitalet

Masat mbrojtëse ndaj koronavirusit po aplikohen në shumë forma duke u munduar që të frenojnë përhapjen e pandemisë.

Kështu përveç studimeve për gjetjen e një vaksine një ide interesante kanë dhënë edhe inxhinierët e ekipit garues të Formula 1, McLaren, të cilët kanë krijuar një prototip respiratori personal për të ruajtur frontin e parë të punonjësve nga Covid-19.

Pajisja përbëhet nga një kapuç pëlhure dhe lidhet me një njësi të vogël portative që filtron ajrin dhe e nxjerr të pastër.  Ky respirator besohet se do të mund të përdoret së shpejti në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.

Respiratori personal, i cili është krijuar në bashkëpunim me stafin mjekësor të Universitetit të Southampton, ka një model të ndryshueshëm, çka do të thotë se mund të modifikohet.

Vlen të theksohet fakti se nëse testet do të rezultojnë të suksesshme, respiratori do të mund të ndihmojë në kërkesën e lartë të punonjësve të shëndetësisë për pajisje mbrojtëse në përballjen e tyre me Covid-19.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *