Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës në vend nga Koronavirusi, ka bërë me dije se në Spitalin Infektiv në Tiranë ndodhen 90 pacientë të shtruar, ndërkohë, që theksoi se situate është tepër alarmante. Fax News raporton se për një numër të tillë pacientësh, në repartet e këtij spitali, janë praktikisht të shtruar nga 3 pacientë në një dhomë, duke përllogaritur kapacitetet që ka në dispozicion.
Në këtë mënyrë, sidomos pacientët që janë në gjendje të rëndë, kanë vështirësi rikuperimi ndërsa nuk është e lehtë as për pacientët e tjerë. Nuk është ende e qartë pse autoritetet shëndetësore nuk hapin spitale të tjera të Covid që kanë reklamuar sit ë përgatitur e me kapacitete të plota ndërkohë që këto të dhëna, të pranuara edhe nga Ministria se situate është alarmante, tregojnë se ka diçka që nuk shkon në raport me informimin e opinionit.
Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar gjatë përditësimit të situatës për 24 orët e fundit se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, njëri prej të cilëve nga Shkodra dhe tjetri nga Elbasani. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.
Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)