Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrògë, për goditjen e një grupi kríminal në fushën e narkòtikëve. Operacioni pòlicor i koduar “RICAVO”, është zhvilluar nga Pòlicia italiane, në bashkëpunim me Pòlicinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-árresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.
1 prej 9 personave për të cilët është lëshuar urdhër-árrest nga pala italiane, është kapur në Vlorë. Bëhet fjalë për shtetasin R. B., 26 vjeç, i cili pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë.
“Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Pòlicisë Kríminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni pòlicor i koduar “RICAVO”.
Në zbatim të urdhër-árresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve pòlicore të mirëkoordinuara mes palëve, u árrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u árrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç.
Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kríminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkòtikëve.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kríminal.
Edhe në finalizimin e këtij operacioni Pòlicia e Shtetit tregoi vendosmërinë dhe besueshmërinë për të luftuar e goditur pa kompromis, në bashkëpunim me homologët, krímin e organizuar, dhe garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe i fton ata të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixital, çdo paligjshmëri”, njofton Pòlicia shqiptare. (E.K/Faxweb.al)