Është shtyrë sërish sot seanca për Zani Çaushin në Gjykatën e Korçës, për shkak se palër kanë kërkuar kohë, për tu njohur me një raport të vlerësimit të rrezikshmërisë të të dënuarit.
Seanca e sotme e Zani Caushit ishte për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut ndërkohë që një tjetër seancë është parashikuar të ndodhë edhe në ditët në vijim për kërkesën e lirimit me kusht.
Rihapja e çështjeve gjyqësore për Çaushin është bërë që në 13 Korrikun e vitit të kaluar, dhe që prej asaj kohe shtyrjet e seancave janë bërë të zakonshme, ndërkohë që Gjykata e Korçës duket e vogël për të dhënë një vendim kaq të madh.
Kërkesa e Çaushitpër lirimin me kusht bazohet mbi argumentet se është rahabilituar pas kryerjes së 25 viteve burg dhe se kishte dy fëmijë të mitur.
Myrteza Çaushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë.
Çaushi arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg. Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm. Ai dhe banda e tij u akuzuan për krime monstruoze.
(E.K/Faxweb.al)