Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Me 8500 euro me vete dhe…/ 6 persona të árrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Gjashtë persona janë árrestuar nga ana e Pòlicisë së Tiranës në operacionin antidrogë të koduar “Shëngjergji”, pas një hetimi disamujor. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë

Në kuadër të operacionit u árrestuan në flagrancë shtetasit: A. T., 35 vjeç, banues në Tiranë (organizatori); J. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë; R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë; F. B. (O.), 30 vjeç, banues në Tiranë; R. J., 39 vjeç, banues në Tiranë; Xh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të mjeteve me të cilat këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këto mjete ndodhej lëndë e dyshuar narkotike gati për shitje, në vendin e quajtur Qafë Priskë, në rrugën e Dajtit, shërbimet e Pòlicisë kanë ndaluar për kontroll dy mjetet me të cilat këta shtetas po qarkullonin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Lupo”, me drejtues shtetasin J. Ç. dhe pasagjer shtetasin R. D., në pjesën e pasme të automjetit, shërbimet e Pòlicisë kanë gjetur tri qese plastike me lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjer shtetasit Xh. K., F. B.(O.) dhe R. J., shërbimet e Pòlicisë i kanë gjetur drejtuesit të mjetit shtetasit A. T., 8500 euro dhe 4700 lekë (me të cilat dyshohej se do të blinte lëndën narkotike).

Nga kontrolli i ushtruar në të dyja mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: tri qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me peshë 37.5 kg; 8500 euro dhe 4700 lekë; 8 aparate celular. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *