Mauren, 82 vjeç nga Skocia organizoi një festë për 70 vjetorin e mikeshës së saj, por festimet nuk shkuan si duhet pasi policia ndërhyri për ti ndaluar pai binin në kundërshtim me rregullat e vendosura anticovid.
Mauren dhe të gjithë të ftuarit e tjerë u gjobitën nga policia me nga një gjobë 60 paundë jo vetëm për thyerjen e rregullave por edhe për sjellje antisociale.
Kjo ngjarje bëri bujë në internet pasi mbesa e saj Daisy, 17 vjeç, shpërndau një foto të bisedës me familjen e saj ku e ëma i shkruante “Gjyshja është gjobitur për sjellje të papërshtatshme”.
Daisy gjithashtu bashkangjiti një fotografi të gjobës e cila tregon se si asaj iu dha një dënim sipas Aktit Antisocial të Sjelljes të vitit 2004.
Sipas mbesës, të gjithë ata që kishin marrë pjesë në festë ishin të vaksinuar kundër Covid.
(V.G/Faxweb.al)