Pagat e kabinetit të ri qeverita do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 7 milionë lekë në muaj.
Sipas të dhënave zyrtare, paga bruto e kryeministrit për një muaj është 228 mijë lekë, ndërsa ajo e zv.kryeministres Senida Mesi 187 mijë lekë.
13 ministrat e qeverisë “Rama” do të kenë pagë prej 174 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e zv.ministrit është 153 mijë lekë.
Qeveria Rama ka në përbërjen e saj 33 zëvendësministra. Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore del se kabineti qeveritar i kushton buxhetit të shtetit 77.260.000 milionë lek, së bashku me sekretarë shkon rreth 80 milionë.
33 zv.ministra 153 mijë lekë= 50.490.000 lekë të vjetra 11+2 ministra 174 mijë lekë në muaj= 22.620.000 lekë të vjetra 1 zv.kryeministër 187 mijë lekë= 1.870.000 lekë të vjetra 1 kryeministër 228 mijë lekë= 2.280.000 lekë të vjetra =77.260.000.
Kujtojmë që në kryeministri punojnë edhe 645 persona. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë duke marrë parsysh shifrën 700 (700 mijë lek të vjetra) si pagë të këtyre punonjësve del që 451 milionë lek shkojnë vetëm pë pagat e punonjësve të Kryeministrisë.
Nëse kësaj shume i shtojmë dhe 80 milionëshin që kushtonte kabineti qeveritar shuma e përgjithshme kap shifrën 531 milionë lek të vjetra, më shumë se gjysmë miliardi lekë.
Me pak fjalë qeveria Rama edhe pse e vogël për nga numri i ministrave dhe ministrive me ushtrinë e punonjësve që vijnë prapa është ndër më të kushtueshmet.
(B.H/Shuplaka)