Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto në një lidhjke direkte për Fax News u shpreh se kriza pas epidemisë do të jetë edhe më e madhe për biznesin, nëse nuk ndihmohet nga qeveria.
Nasto deklaroi se biznesi jo vetëm do të mbyllet, por rrezikon të mbetet edhe borxh pasi nuk mund të paguajë detyrimet.
“Sot pjesa më e madhe e bizneseve të vogla dhe të mesme janë me qira. Jemi përballë një situatë ku pasojat do të jenë shumë të rënda. Qeveria duhet të marrë masa në këtë situatë epidemie.
Është plotësuar vetëm një pikë që shtyn bilancet. Ne kemi kërkesa për pagesën minimale, të hiqen urgjentisht taksat lokale.
Nëse nuk ndihmohet biznesi i vogël nga qeveria me grante, ne parashikojmë qëmbi 80% e biznesit do të mbyllet jo vetëm do të mbyllet, por do të mbesë borxh, sepse nuk paguan dot qiranë, punëtorë, apo kredi.
Qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare. Qeveria duhet urgjentisht ti dalë ballë kësaj situate, pasi kjo situatë do të kalojë, situata më pas do të jetë shumë më e rëndë”- u shpreh Nasto.
(M.Q/Faxweb.al)