07:56 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

8 vite anëtarësim i Shqipërisë në NATO, 68 vite nga themelimi i saj

12:04 | 04/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
8 vite anëtarësim i Shqipërisë në NATO, 68 vite nga themelimi i saj

7 prilli i vitit 2009 do të mbahet mend si një datë historike për shqiptarët pasi mbart një rëndësi të veçantë për vendin tonë, i cili 8 vite më parë u bë pjesë e North Atlantic Treaty Organisation (NATO).

Që prej anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nisi menjëherë zbatimi i planit të integrimit që nënkuptonte  reformimin e thellë të sektorit të sigurisë e mbrojtjes me qëllim ndërveprimin e plotë me NATO-n.

Procesi i konsultimit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO ka qenë një proces me zhvillime. Gjatë viteve 2004-2008, Shqipëria zhvilloi një sërë takimesh në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj. Ajo ishte e angazhuar në përmbushjen e 43 objektivave të partneritetit që përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku me forcat e Aleancës.

Tetë vite më parë, në mars të 2009-ës, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shprehej i bindur se nuk kishte asnjë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke theksuar se vendi ynë ishte gati të bëhej pjesë e kësaj aleance.

Marrja e ftesës së anëtarësimit në këtë aleancë (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg & Kehl, 2 prill 2009, finalizoi përpjekjet dhe aspiratën mbarëshqiptare për anëtarësim në NATO.

North Atlantic Treaty Organisation u themelua në vitin 1949 në  bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Washington më 4 prill 1949. Roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e shteteve anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake. Ajo luan një rol të rëndësishëm në krizat politike dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake.

(XH.A/SHUPLAKA)

Parulla e NATO-s në Tiranë, 31 mars 2009
Etiketa: anetaresiminatoshqiperiathemelimi
Pas

Meta dhe Basha kanë folur, diferenca mes qeverisë teknike dhe qeverisë së besimit (RAMA ENDE NË HESHTJE)

Para

”Lumi i PD dukej sikur do të thahej dhe që aty do të dilte guri i Bashës, i telendisur… Kujt i shërbeu Meta”

Para
Viti i vrasjes së madhe

''Lumi i PD dukej sikur do të thahej dhe që aty do të dilte guri i Bashës, i telendisur... Kujt i shërbeu Meta''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

E pranoi, Rita Ora: Po jam martuar, zgjodha ta mbaj private sepse…

Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Sjellja e tij nuk përfaqëson të gjithë pununjësit, ishin agjentët tanë që e arrestuan

Fundjavë me diell, por e ftohtë, ja cilat janë zonat ku termometri do të shënojë nën zero

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

“McGonigal nuk përfaqëson FBI dhe punonjësit e saj”, reagon për herë të parë drejtori Wray: Ka katër vjet i larguar nga ne, të vihet para drejtësisë

Si të parandaloni dhimbjen në rrënjët e flokëve, mësoni disa mënyra të thjeshta

Krimi i dyfishtë në familjen në Gramsh/ Flasin fqinjët: Njerëz të mirë ishin, autori duket sikur nuk ishte mirë nga mendja

Rama mungon në mbrëmjen gala të Superiores, Armand Duka: Kryeministri është sëmurë

Peisazhet magjike shqiptare vijnë në ekspozitën “Plaime Aire”, Xheneta Kadillari: Synimi jonë është paraqitja e realitetit të vendit tonë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.