Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Shifra tronditëse: 17 viktima nga koronavirusi dhe 795 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Shifrat më të larta të jetëve të humbura janë shënuar gjatë 24 orëve të humbura pasi kanë ndërruar jetë 17 pacientë nga koronavirusi. Po gjatë këtyre orëve, kanë rezultuar pozitive 795 raste të reja nga 2.352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Sa i përket situatës në 3 spitalet COVID, aktualisht po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa mes viktimave vihet re se më i riu është një 37-vjeçar nga Kavaja.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 795 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur ngrumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 795, Të shëruar ne 24 orë 388, Të shtruar në spitale 439, Humbje jete në 24 orë 17, Testime ditore 2.352, Testime totale 175.200, Raste pozitive 33.556, Raste të shëruara 16.230,
Raste Aktive 16.610, Humbje jete 716.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8463, Fier 1257, Durrës 1222, Korçë 934, Shkodër 885, Elbasan 804, Vlorë 834, Lezhë 689, Berat 527, Gjirokaster 469, Kukës 375, Dibër 151.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *