07:28 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

7 korriku, si përmbyllje e tre betejave

14:22 | 08/07/2022
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Rama, ne të dy jemi armiq”, Bushati: Çfarë kuptimi ka mesazhi i sotëm i Sali Berishës në protestë

Nga Andi Bushati

Beteja e PD për të sfiduar apo mundur Ramën është ende shumë e gjatë, por fitorja e 7 korrikut duhet kuptuar si shpëtimi i demokracisë, përmes ringjalljes së një opozite të planifikuar për tu asgjesuar. 

Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i betejës kundër Edi Ramës, ashtu sikurse e propoganduan protagonistët e saj, por përmbyllja e rebelimit që filloi me “Foltoren”, kulmoi me zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 mars dhe u çertifikua, këtë të enjte, me instalimin përfundimtar të Sali Berishës në krye të opozitës.

Si e tillë kjo protestë arriti një fitore të trefishtë. Së pari duke i dhënë fund rivalitetit me ata që pretendojnë pronësinë e vulës dhe stemës në PD dhe që këtej e tutje do të bëjnë figurën e kllonunit nëse do të pretendojnë ti marrin ato me gjykatë. Sali Berisha tregoi edhe njëherë se ai është lideri i padiskutueshëm i demokratëve. Jo vetëm përmes pjesmarrjes së lartë në miting, por për mënyrën se si i’u përgjigj e gjithë struktura e partisë, aq më tepër në kushtet kur ajo nuk ndihmohet nga ushtria e të punësuarve nëpër bashki, ai vërtetoi se tashmë e ka kontrollin e plotë të PD-së.

Së dyti, ajo konfirmoi fitoren mbi Yuri Kim dhe zyrtërët e tjerë të administratës amerikane që i trajtuan demokratët si dele duke i thënë se nuk mund të hanin bar për të shkuar pas një të shpalluri non grata. 7 korriku qe prova se populli opozitar e ka injoruar procedurën e lobingut që solli nënshkrimin e vendimin nga sekretari Blinken, duke shpërfillur thirrjet e vazhdueshme për të mos mbetur peng të së shkuarës, për të mos votuar në 6 mars kandidatët “non grata” dhe për të mbajtur në krye kukullën që preferonte Rama. Edhe ata demokratë që janë kritikë ndaj administratës aktuale amerikane edhe ta që e duan SHBA-në pa kushte, dëshmuan se në një pikë janë të gjithë bashkë: ata nuk pranojnë që lideri i tyre tu katapultohet në mënyrë anti demokratike, pa votë.

Së treti, kjo protestë vërtetoi se sa komikë duken Rama dhe Balla me retorikën e tyre se nuk ndërveprojnë me një “të vdekur të pakallur” dhe nuk votojnë asnjë propozim që vjen nga non grata. E duam apo nuk e duam, na pëlqen apo nuk na pëlqen, Sali Berisha është sot lideri legjitim i PD-së dhe zgjedhja e vetme që kanë tani padronët e rilindjes është të ndajnë mendjen, nëse pranojnë një sistem demokratik ku duhet të durojnë edhe opozitën, ose të shpallin edhe “de jure” instalimin e regjimit.

Sa më shumë që tre faktorët e mësipërm të këmbëngulin në xhadenë qorre të mohimit të realitetit, aq më i madh do të bëhet populli që u ngjiz në 7 mars.

Sa më arrogantë të tregohen ata, që njerëzit i trajtojnë si kope, aq më shumë do e koracojnë Sali Berishën me një fuqi të pa merituar.

Por, thënë këtë, sado i fortë të ngjajë ky ngadhënim i trefishtë, kjo PD “e rilindur”, është ende shumë larg së qeni një kërcënim për pushtetin e pamatë të Edi Ramës. Ndaj njeriut që ka mbledhur gjithë pasurinë e këtij vendi, që dirigjon oligarkët, kontrollon mediat dhe ka në përdorim bandat, është e pamjaftueshme një protestë paqësore, sado mijra militantë të arrijë të tubojë ajo në bulevard.

Prandaj t’u thuash qytetarëve, ashtu siç trumbetuan me entuziazëm organizatorët, se kjo qe dita prej nga fillon beteja me regjimin, është jo vetëm e ekzagjeruar, por edhe e gënjeshtërt.

Rivaliteti dhe sfida reale me autokratin në pushtet është ende larg.

Por, protesta e kësaj të enjteje, megjithatë do të mbahet mend gjatë. Ajo do të kujtohet si dita kur u konfirmua se në Shqipëri, u shpëtua demokracia, pasi në skenë u rikthye opozita që ishte projektuar të asgjesohej.

Pak rëndësi ka nëse është ende e dobët, e përçarë, me fytyra të së shkuarës dhe që akoma nuk ngjall asnjë shpresë për të nesërmen. Mes dy të këqiave, më mirë, qoftë dhe e tillë, sesa një teatër qesharak kukullash.

Pikërisht për këtë ka vlerë 7 korriku, se ai do të mbesë në memorie si dita kur Berisha fitoi betejën me atë trinitet që PD-në e donte thjesht si fasadë.

Pas

Protesta e opozitës, vjen reagimi i parë nga PS, deputeti: Oligarkët bëjnë lojë me shumë porta

Para

Dy të rinj dhunojnë të dashurat e tyre në Tiranë, arrestohen nga policia

Para
Zhduket 33-vjeçari në Tiranë, i vëllai bën denoncimin në polici

Dy të rinj dhunojnë të dashurat e tyre në Tiranë, arrestohen nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.