AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“686 kg kanabis në banesë”, flasin fqinjët: Dikush e ngatërroj në këtë mesele

Policia e Korçës ka sekuestruar 686 kg kanabis sativa të fshehur në banesën e shtetasit Jetnor Gungo, në fshatin Bulgarec.

Fqinjët e 45 vjeçarit shprehen për Fax News se Jetnorin dikush mund ta ketë ngatërruar me këtë mesele dhe se nuk është e vërtetë që merrej me drogë.

Jetnor Gungo ishte njeri punëtor dhe i ndershëm. Jetonte në kushte ekstreme. Është i ndarë nga gruaja prej vitesh. Jetonte në një banesë të rrënuar. Ështe person punëtor . Betohemi me jetë që nuk mund të jetë droga e tij. Dikush e ngatërroi në këtë mesele. Nuk është e vërtet që merrej ai me droge. Policia të gjej personat e vërtet jo të varfërin që e ngatërrojnë kot.

Pas kontrollit të uniformave blu, në banesën e 45-vjeçarit me iniciale J.G. u gjet droga. Pronari i banesës është shpallur në kërkim nga policia.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.