Është zbardhur pas 9 ditësh vrásja e 65-vjeçarit shqiptar në Athinë, i cili u gjet i mbytur në gjak në oborrin e shtëpisë së tij. Autoritetet greke kanë vënë sot një 34 vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi, banor i të njëjtës zonë, fqinj i vrítimës.
Mediat greke raportojnë se shkak për konfliktin kishin qenë 130 euro, që 65-vjeçari ia kishte marrë dhe nuk kishte mundësi të kthente pas. Familja e vrítimës nuk ishte në dijeni për borxhin.
Të dhënat e 34-vjeçarit nuk bëhen publike, ndërkohë që ditët në vijim pritet seanca para prokurorisë greke, ku dhe ai do të përballet me akuzat e ngritura.