Infermierja 63-vjeçare Shkurte Gecaj nga Peja nuk arriti t’i mbijetojë infektimit me koronavirus.
Ajo gjatë tërë kohës ishte në detyrë duke ndihmuar qytetarët, por duket se edhe vetë nuk i ka mbijetuar virusit që ka marrë, teksa i shërbente pacientëve. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Veton Berisha, i cili është njëherësh dhe dhëndri i të ndjerës.
Postimi i plotë i Berishës: Njoftim mortorë! Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë, Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.
Várrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në várrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.
Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq! Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona. Zoti të shpërbleftë më Xhennet. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja! Me respekt Veton Berisha