Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të tyre në Vlorë. Zbulohet shifra

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të anëtarëve të grupit Habilaj, për të cilët u kërkua një dënim total prej 63 vitesh burg. Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj.

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal, ndërkohë që ndaj tyre ka dënim dhe nga gjykatat italiane.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Asnjë prej personave të mësipërm nuk ndodhet në Shqipëri, dhe dënimi ndaj tyre është dhënë në mungesë. Për të gjithë anëtarët e klanit Habilaj ka një dënim nga drejtësia italiane, me akuza të njëjta si ato që janë ngritur nga SPAK.

Klani Habilaj doli në pah në kuadër të një hetimi që nisën fillimisht nga drejtësia italiane, ndërkohë që emrat e tyre lidheshin me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.