Një operacion i anti-drogës ka vënë në prangat e policisë italiane dy shtetas shqiptarë. Siç shkruajnë mediat italaine dy vëllezërit shqiptarë të moshës 23 dhe 20 vjeç janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Të dy ata ishin banues prej kohësh në Itali dhe policia kishte nisur hetimet prej kohësh për ata të dy.
Gjatë kontrollit policia arriti të sekuestronte edhe 70 gramë kokainë , dy peshore dhe rreth 6 mijë euro të përfituara nga veprimtaria kriminale.
(J.D/Faxweb.al)