Një 56-vjeçar i identifikuar si Veprim Matraku është árrestuar pasi gòditi me sende të fòrta një punonjëse të pòlicisë rrugore. Ngjarja ndodhi në ditën e sotme në rrugën e “Elbasanit” ku pòlicja, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, ishte në krye të detyrës. Gjatë ditës së sotme kanë rënë në pránga edhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penále.
Njoftimi i plotë i policisë: Bien në prángat e Pòlicisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penále. Nga specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Pòlicisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka gòditur me sende të fòrta punonjësen e pòlicisë rrugore.
Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Pòlicisë Nr.2, bënë árrestimin në flagrancë të shtetasit K.B., 29 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Kika”, në taracën e pallatit, ku është ambient i përbashkët, ka tejkaluar deklaratën paraprake te punimeve duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Nga specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 29 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrèst Shtëpie”, është konstatuar jashtë banese.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë árrèstimin në flagrancë të shtetasve: D.K., 20 vjeç, pasi në bulevardin “Blu”, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatese; G.D., 46 vjeç, pasi në rrugën “Lek Dukagjini”, u kap duke drejtuar mjetin në gjëndje të dèhur në masë 1.21 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.