Gjykata e Beratit ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për 66 vjeçarin Romeo Oço, të akuzuar për akuzën e ngacmimit s*ksual ndaj një 16-vjeçari. Ndonëse prokurori i çështjes kërkoi “arrest me burg” për të moshuarin, gjykatësi vendosi të mos e linte pas hekurave.
Në dëshminë e tij para Gjykatës, Oço nuk i ka pranuar akuzat duke thënë se është homos*ksual dhe prej tre vitesh e kishte të dashur të miturin. Romeo njihej në lagje për deformime s*ksuale, ndërsa i mituri ka thënë se 66-vjeçari i ka ofruar s*ks me lekë. Më parë ka jetuar me nënën e tij, por pas vdekjes së saj jeton vetëm.
“Për muaj me radhë komshiu im më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh, por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, e qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”, deklaroi 16-vjeçari në polici kur bëri denoncimin.(A.M/Faxweb.al)