Janë regjistuar në total 55 raste të krimeve zgjedhore të denoncuara në prokurorinë e Tiranës dhe në atë të posaçme.
Burime të Fax News bëjnë me dije se 22 procedime penale janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës dhe po kryhen hetime nga ky institucion, ndërsa 33 procedime janë regjistruar nga Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Hetimet janë në vijim dhe janë duke u verifikuar të gjitha provat apo indiciet që janë mbledhur për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë apo jo me krime zgjedhore.