Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ekzekutoi biznesmenin, policin dhe gruan në sy të fëmijëve, shqiptari që rezulton i vdekur kërkohet nga Europol (Emri+Foto)

56-vjeçari shqiptar, Aleks Burreli është pjesë e listës e 56 kriminelëve më të kërkuar në Europë, të publikuar nga Europol. Ai kërkohet nga autoritetet e Qipros pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e trefishtë që ka ndodhur katër vite më parë.

Burreli akuzohet se, së bashku me një bashkëpunëtor, hyri në një restorant në Ayia Napa, i maskuar dhe me armë automatike, duke hapur zjarr e duke vrarë një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij në sy të fëmijëve të mitur. Gjatë shkëmbimit të zjarrit në vendngjarje mbeti i plagosur dhe një efektiv tjetër policie ndërsa Burreli dyshohet se vrau dhe bashkëpunëtorin e tij.

Aleks Burreli ia mbathi nga vendi i ngjarjes dhe automjeti i tij u gjet i djegur disa kilometra më larg. Rreth një vit më pas në media qarkulluan informacione se Burreli ishte eliminuar nga grupet kriminale për të mos mësuar porositësit e krimit të rëndë, por Europol tregon se ai vijon të jetë në arrati.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *